Integrimi
Arrestohet shqiptari, kishte porositur 100 kg marihuanë
Sipas policisë së Heilbronn-it, njëri nga të arrestuarit, një shqiptar 31 vjeçar kishte organizuar transportimin e rreth 100 kilogramëve të marihuanës.
Policia kriminalistike në Heilbronn, Gjermani ka kapur një rrjet prej shtatë trafikantësh të drogës, nga mosha 31 deri 45 vjeçare. Gjashtë prej tyre ndodhen ne paraburgim, ka bërë të ditur policia të mërkurën. Te të arrestuarit janë sekuestruar më shumë se 100 kilogramë marihuanë. Sipas njoftimit të policisë, njëri nga të arrestuarit, një shqiptar 31 vjeçar kishte organizuar transportimin e rreth 100 kilogramëve të marihuanës.
Përgjegjësit e operacionit të koduar me emrin “Schneemensch” zotëronin që në muajin shkurt indikacione se nga Kosova në Heilbronn duhej të transportohej një sasi e madhe e marihuanës. Duke u bazuar në këto informata në muajin mars ishte arrestuar një grek 29 vjeçar në Bari të Italisë, në makinën e të cilit qenë gjetur 40 kilogramë drogë.
Sasitë tjera policët i kishin gjetur në veturën e njërit nga bashkorganizatorët (17 kg) dhe në banesën e një tjetri (10.5 kg). Ndërsa 40 kilogramë tjerë hetuesit i kanë gjetur në kuadër të hetimeve te shqiptari 31 vjeçar. Policët, për shkak të hetimeve, nuk e kanë treguar emrin e saktë të vendit ku është gjetur droga
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik