Shqipëria
Arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim nga Belgjika
Një i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve po vinte me avion nga Belgjika për në Rinas, menjëherë në momentin e zbritjes nga avioni bëri arrestimin e shtetasit shqiptar
Bashkëpunimi i Interpolit nga Tirana dhe policisë belge çoi në pranga një 30-vjeçar, të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Është bërë e ditur se në orët e mbrëmjes Policia Kufitare e Rinasit, pas informacionit të marrë nga Zyra Qendrore Interpol Tirana, se një i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve po vinte me avion nga Belgjika për në Rinas dhe aty mund të prezantohej me dokumente të falsifikuara, menjëherë në momentin e zbritjes nga avioni bëri arrestimin e shtetasit shqiptar B.B., 30 vjeç, lindur në Gjirokastër.
Sipas raportit, ky shtetas ishte shpallur në kërkim në bazë të Vendimit Penal nr.269 dt.05.06.2015, të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, e cila kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu po për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën