Kosova

Arrestohet polici që shfrytëzoi seksualisht të miturën

Inspektorati Policor i Kosovës njofton se është arrestuar një zyrtar policor, me dyshimin se ka abuzuar seksualisht një 16-vjeçare në Drenas.

IPK-ja thotë se ata për rastin janë njoftuar përmes rrugëve operative, ndërsa gjatë bastisjeve në disa lokacione, përfshirë edhe shtëpinë e punonjësit në stacionin policor në Drenas me gradën e rreshterit, janë sekuestruar disa sende që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale, përcjell albinfo.ch.

“Pas intervistimit të të dyshuarit, i njëjti është arrestuar nga Inspektorati Policor dhe me vendim të prokurorit, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘dhunim’ dhe ‘keqpërdorim seksual’, thuhet në komunikatë.