Kosova

Arrestohet njëri nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët në Leposaviq

Nemanja Vllaskovic është arrestuar të premten nga Policia e Kosovës, si i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq.

“Një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviq më datë 29 maj, sapo është arrestuar. Nemanja Vllaskovic do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve tanë.  Të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë”, ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Nëntë gazetarë janë lënduar nga sulmet e protestuesve serbë gjatë të premtes në Leposaviq.