Kosova

Arrestohet një shtetas zviceran në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas zviceran, pasi që gjatë kontrollit një një objekt në dhomën e të dyshuarit kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 6.9 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, 2-llap-top, 1-tablet, 2-sim kartela, 1- foto aparat digjital dhe 1-telefon. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në procedurë të shpejtë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë, në Fushë Kosovë është raportuar se dy të dyshuar meshkuj, njëri prej tyre i identifikuar K/Shqiptar në parkingun e një marketi kanë tentuar që të kryejnë vjedhje në një veturë me targa gjermane, mirëpo pasi kanë vërejtur prezencën e një zyrtari policor, janë futur në një veturë dhe në ikje kanë tentuar t’a godasin viktimën-zyrtarin policor.

Viktima në vetëmbrojte ka reaguar duke shtënë dy herë me armën zyrtare në drejtim të dyshuarve, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe IPK-ja të cilat janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është informuar prokurori.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka arrestuar në Ferizaj një person pasi që i njëjti është paraqitur si viktimë “dhunimi”, ndërsa pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin është konstatuar se ka kryer veprën e cekur me qëllime përfitimi-azil jashtë vendi.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.