Kosova
Arrestohet një person në Podujevë, fotografoi votën
Në shkollën “Isa Boletini” një person është kapur duke e fotografuar votën, transmetojnë mediat shqiptare.
Kështu thotë menaxheri i kësaj qendre të votimit, Fehmi Zeqiri.
Kjo parregullësi, sipas tij, është paraqitur në polici.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka treguar në T7 se të drejtën për të votuar po e shfrytëzojnë edhe qytetarët që aktualisht janë të infektuar me COVID-19. Ai po ashtu ka treguar se rezultatet e vendvotimeve do të dihen qysh sonte.
“Rezultati i vendvotimeve dihet qysh sonte, sepse numërimi i fletëvotimeve, pas përfundimit të votimit, edhe sipas ligjit, bëhet në një vendvotim”, ka deklaruar Elezi.
“Vetëm në komunën e Podujevës, në bazë të listave zyrtare, dikund rreth 500 persona janë të infektuar me COVID-19. Prej tyre, pothuajse gjysma e tyre ka shprehur vullnetin për të votuar përmes ekipit lëvizës, i cili gjatë ditës së sotme shkon në adresat e tyre. Ndërkaq në komunën e Mitrovicës së Veriut kanë qenë 21 qytetarë apo votues të cilët janë në lista zyrtare si persona të infektuar me COVID-19 dhe që janë në karantinë shtëpiake dhe nga kontaktet që i kemi pasur, dikund gjysma e tyre kanë shprehur vullnetin që sot ta pranojnë ekipin mobil të KQZ-së në mënyrë që të votojnë”, ka thënë ai.
Në ekipin prej katër anëtarësh që shkojnë te të infektuarit me COVID-19 për t’ua mundësuar të drejtën e votimit, Elezi ka treguar se po merr pjesë edhe një përfaqësues i institucioneve shëndetësore.
Paraprakisht, ai ka deklaruar se nuk ka ndonjë problem as me materialin zgjedhor të nevojshëm.
“Prej kur ka filluar votimi deri në këto momente procesi zgjedhor po vijon normalisht, nuk ka ndonjë pengesë… Sa i përket edhe materialit zgjedhor që është i nevojshëm, nuk ka pasë mungesë”, ka thënë ai.
Ndërsa KQZ-ja, në një konferencë për media ka njoftuar se dalja për të votuar, deri në orën 11:00 ka qenë më e vogël krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të zgjedhjeve lokale të vitit 2017.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor