Gruaja
Arrestohet bashkëshorti i Shqiponja Isufit, dyshohet për vrasje
Punonjësit e shpëtimit që mbërritën shpejt thyen derën me shpejtësi, por arritën të gjenin gruan 41-vjeçare vetëm të vdekur
Të dielën, një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Bergdietikon AG. Policia ka arrestuar një burrë lidhur me rastin, për të cilin prokurori publik supozon se kemi të bëjmë me një vrasje.
Viktima është 41-vjeçarja Shqiponja Isufi, nënë e dy fëmijëve, doktore e ekonomisë dhe pedagoge në Universitetin e St. Gallenit.
Sipas policisë kantonale të Aargaut, qendra e thirrjeve emergjente kishte marrë një raport të dielën në mëngjes se një grua në Bergdietikon ishte mbyllur në banjën e saj dhe nuk u përgjigjej thirrjeve të anëtarëve të familjes, transmeton albinfo.ch. Punonjësit e shpëtimit që mbërritën shpejt thyen derën me shpejtësi, por arritën të gjenin gruan 41-vjeçare vetëm të vdekur.
Hetimet e filluara kanë konstatuar mungesë qartësie rreth situatës. Për këtë arsye është urdhëruar autopsia e trupit. Gjurmët dhe rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore tregojnë për ndikim të jashtëm.
Si rezultat i hetimeve është arrestuar një 47-vjeçar, shtetas zviceran, shqiptar me prejardhje nga Maqedonia, që ishte bashkëshorti i të ndjerës, shkruan Tagesanzeiger.ch.
Prokuroria publike ka hapur procedurë penale për vrasje me dashje dhe ka kërkuar paraburgim në Gjykatën e Masave të Detyrueshme. Megjithatë, vlen prezumimi i pafajësisë. Rrethanat e sakta dhe prapavija janë ende të paqarta. Ato janë objekt i hetimeve në vazhdim.
Vdekja e hershme e Shqiponja Isufit ka tronditur komunitetin shqiptar të Zvicrës. Ajo ka qenë shumë e njohur dhe e vlerësuar për shembullin që ka dhënë në këtë komunitet me arritjet e saj në shkollim dhe në shkencë. Për këtë shkruajnë edhe mediat zvicerane që njoftojnë vdekjen e saj, shkruan albinfo.ch. Kështu, Tages Anzeiger, veç tjerash shkruan: “Bëhet fjalë për Shqiponja Isufin, e cila tashmë është portretizuar si një “kosovare model” në gazeta si “Magazin” e “Tages-Anzeiger” apo “NZZ Folio”.
Ajo ishte e njohur jo vetëm në diasporë, por edhe në Kosovë, për këtë arsye media të ndryshme raportuan për vdekjen e saj. Vetëm dy vjet më parë, Isufi në Ditën e Biznesit të Lihtenshtajnit thoshte: “Prapa çdo gruaje të fortë qëndron një familje edhe më e fortë!” Ajo lavdëronte bashkëshortin e saj që ishte kujdesur për dy djemtë e tyre gjatë bllokimit kur ishin mbyllur shkollat, në mënyrë që ajo të mund të vazhdonte të punonte…”.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Bazeli miraton ndarjen e fondeve për të pritur Eurovizionin Votuesit e Bazelit të dielën miratuan me shumicë dërrmuese që qyteti të shpenzojë afro 40 milionë...
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër