Kosova

Arrestohet një person në aeroportin “Adem Jashari”

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Rasti ka ndodhur mbrëmjën e së shtunës, ndërsa policia në raportin 24-orësh bën të ditur se personi i arrestuar ishte në kërkim.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull, k/shqiptar”, theksohet në raportin e policisë.

Personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës, përcjell Albinfo.ch.