Kosova

Arrestohet një person në aeroport, dyshohet se kërcënoi prokurorin e shtetit nëpërmjet rrjeteve sociale

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë të shtunën, nën dyshimin se nëpërmjet rrjeteve sociale kishte kërcënuar prokurorin e shtetit.

“Prishtinë / 12.12.2024 – NN. Është arrestuar në ANP i dyshuari kosovar nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale ka kanosur viktimën (prokuror i shtetit). Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.