Kosova

Arrestohet në Prizren qytetari që mashtronte me viza pune në Gjermani

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka mashtruar qytetarët, duke u premtuar viza pune në Gjermani

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prizren, pasi dyshohet se ka mashtruar qytetarët, duke u premtuar viza pune në Gjermani, përcjell albinfo.ch.

Lidhur me rastin janë bastisur tri lokacione, ku janë sekuestruar dokumente të ndryshme dhe mjete të ndryshme, si llap-top, telefon, veturë.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në bashkëpunim me një person tjetër, ka mashtruar disa qytetarë duke u premtuar rregullimin e vizave të punës për në Gjermani. Si viktima janë intervistuar 15 meshkuj shqiptarë dhe janë bastisur tri lokacione ku janë sekuestruar dokumentacion i ndryshëm në lidhje me vizat gjermane: llap-top, telefon si dhe një veturë me targa vendore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.