Kosova

Arrestohen Dardan Molliqaj dhe 12 aktivistë të PSD-së

Përfaqësues të Partisë Socialdemokrate kanë protestuar sot para Stacionit të Policisë së Kosovës në qendër, duke shkruar në murin e këtij objekti “Për partitë tubime, për qytetarët dënime”.

Duke kundërshtuar gjobat që po u jepen qytetarëve për mosrespektim të masave anti-COVID dhe jo partive politike që po mbajnë tubime zgjedhore në kohë pandemie.

Të arrestuarit janë: Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Agron Kabashi, Natyra Kuçi, Veton Dragusha, Frashër Krasniqi, Nol Nushi, Drin Ahmeti, Qëndrim Sahiti, Gëzon Kastrati, Zgjim Hyseni, Leonard Shala dhe Trim Gashi, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.