Shqipëria

Arrestohet kosovari i shpallur në kërkim nga Zvicra

H. B, 28 vjeç është arrestuar nga policia kufitare në bashkëpunim me Interpol Tirana, Interpol Brukseli dhe Interpol Bernë në Zvicër.

28 vjeçari i lindur në Kosovë ishte shpallur në kërkim nga Interpoli në Bernë për vjedhje, dëmtim prone dhe dhunim banese.

“Në harkun kohor 21 dhjetor 2018-13 mars 2019, në kantonin e Gjenevës, H.B. dyshohet se ka kryer 21 vjedhje, duke hapur me forcë dyert dhe dritaret e banesave, ka hyrë në shtëpitë dhe apartamentet private dhe ka vjedhur objekte dhe shuma të ndryshme parash. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Bernë/Zvicër, u bë i mundur arrestimi i tij në Shqipëri me qëllim ekstradimi drejt Zvicrës”, ka njoftuar Policia e Shtëtit.

Në lidhje me urdhër arrestet e lëshuara nga Zvicra është arrestuar edhe një shtetas belg pikërisht nga policia shqiptare.

Ai ishte shpallur në kërkim për pjesmarrje në një organizatë kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta si kokainë.

“Nga hetimet e filluara me datë 07.10.2017 ka rezultuar se K. Q. është pjesëtar i një organizate kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta kokainë. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Brukselin/Belgjikë, u bë i mundur arrestimi i tij në Shqipëri me qëllim ekstradimi drejt Belgjikës”, thuhet tutje në njoftimin e policisë, raporton Albinfo.ch.