Lajme
Arrestohet infermierja, e cila u ‘jepte’ vaksina fals skeptikëve të vaksinave
Në këmbim të certifkkatës së vaksinimit, njerëzit paguanin nga 200 deri në 400 euro
Policia italiane njoftoi se ka ndaluar një skemë vaksinimesh të rreme, me të cilat persona me bindje anti-vaksina merrnin dokumentin ‘green pass’ në qytetin jugor të Palermos.
Një infermiere italiane hiqej sikur u bënte injeksionin aktivistëve anti-vaksina në mënyrë që ata të merrnin “certifikatën shëndetësore”, që kërkohet sipas rregullave të ashpra në vend për të hyrë në bare, restorante dhe transportin publik, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Hetuesit përdorën një kamera të fshehtë për të regjistruar 58-vjecaren që punon në një qendër vaksinimi në kryeqytetin e ishullit të Siçilisë.
Në pamjet e publikuara gruaja shihet që mbush shiringën dhe më pas e zbraz atë në një garzë para se të bëjë sikur e injketon në krahun e ‘pacientit’ anti-vaksinë.
Policia tha se në këtë mënyrë ajo kishte vepruar dhe me vaksinën e saj prandaj u arrestua me akuza falsifikimi dhe përvetësimi të jashtëligjshëm.
Kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodh në Itali teksa disa infermierë dhe doktorë janë ndaluar për dhënie të dozave të dyshimta të vaksinimit muajt e fundit, për të cilat njerëzit paguanin 200 deri në 400 euro.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve