Lajme
Arrestohet i akuzuari për krime lufte, Goran Haxhiq
Ish-udhëheqësi i rebelëve serbë të Kroacisë, i akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte, është arrestuar pas tetë vjetësh në arrati
Serbia ka arrestuar Goran Haxhiqin, të arratisurin e saj të fundit, të kërkuar për krime lufte. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters ish-udhëheqësi i rebelëve serbë të Kroacisë, i akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte, është arrestuar pas tetë vjetësh në arrati.
Haxhiq ka udhëhequr trupat serbe në kohën e luftës në Kroaci. Tribunali i Hagës e akuzon atë për vrasjen e qindra civilëve kroatë dhe për dëbim të dhunshëm të rreth 28 mijë kroatëve dhe jo-serbëve gjatë luftës në Kroaci më 1991-1995.
Pas arrestimit të ish-komandantit të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, më 26 maj të këtij viti, Haxhiq ishte i arratisuri i fundit serb, që nga Gjykata e Kombeve të Bashkuara akuzohet për krime lufte.
Kapja e të akuzuarve për krime lufte është kusht për Serbinë për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











