Shqipëria
Arrestohet edhe një person në Lezhë për rastin “Frokaj”
Policia në Shqipëri njofton se ka arrestuar edhe një tjetër person në Lezhë për abuzim me pronat, i cili ishte shpallur ditë më parë në kërkim.
Fjala është për Nikoll Tinaj, 58-vjeç i cili së bashku me 12 persona të tjerë, në mesin e të cilëve edhe kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frokaj, dyshohet se kanë falsifikuar dokumente të pronave në bregdet, përcjell albinfo.ch.
Mediet në Shqipëri raportojnë se Nikoll Tinaj është përfitues i sipërfaqeve të tokave nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara. Policia ka njoftuar ndërkohë se është duke vazhduar hetimet lidhur me këtë rast për të parë nëse ka persona të tjerë që lidhen me tjetërsimin e pronësisë në mënyrë të paligjshme që lidhen me këtë rast.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik