Shkurt.ch
Arrestohet deputetja: Ka ndihmuar hyrjen ilegale në Zvicër të 4 refugjatëve
Politikania humaniste, themeluese e një organizate pro refugjatëve, ka ndihmuar katër migrantë që të hyjnë ilegalisht në Zvicër, përmes kufirit jugor të saj
Një deputete në Parlamentin e Kantonit të Ticinos, Lisa Bosia Mirra nga Partia Socialdemokrate (SP/PS) është arrestuar sot me një motiv të pazakonshëm: ajo fajësohet se ka bërë përpjekje të “trafikojë” refugjatë nga Italia në Zvicër.
Në të vërtetë, politikania humaniste ka ndihmuar katër migrantë që të hyjnë ilegalisht në Zvicër, përmes kufirit jugor të saj, në Stabio, njoftojnë mediat zvicerane.
Siç bëhet e ditur në një komunikatë të Policisë Kantionale të Ticinos, krahas politikanes së përmendur, me këtë rast është arrestuar edhe një burrë nga Berna, i cili i ka transportuar me kamionin e tij katër refugjatë të moshës së mitur, duke i futur në Zvicër.
Të dytë ngarkohen me akuzën për lehtësim të kalimit ilegal të kufirit.
Bosia Mirra është themeluese e organizatës “Firdaus” e cila mbron refugjatët, transmeton albinfo.ch. Ajo, në një paraqitje publike të bërë të mërkurën ka kritikuar qasjen e shtetit zviceran në kufirin jugor me refugjatët e mitur të pashoqëruar.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën