Jeta në Zvicër

Arrestohet burri që iku nga taksi pa paguar nga Milano në Cyrih

Sipas shoferit, pasagjeri ishte sjellë në mënyrë të çuditshme gjatë udhëtimit, përpara se të ikte pas mbërritjes

Policia të enjten më në fund kishte arrestuar një burrë, i cili nga një taksi pa paguar. Ai kishte udhëtuar nga Milano në Cyrih, shkruan “The Local”.

Shoferi kishte lajmëruar se pasagjeri ishte larguar pa paguar, pasi kishin mbërritur të mërkurën mbrëma në qytetin e Cyrihut, dhe policia kantonale kishte filluar kërkimin, përcjell albinfo.ch.

Sipas shoferit, pasagjeri ishte sjellë në mënyrë të çuditshme gjatë udhëtimit, përpara se të ikte pas mbërritjes.

Policia kishte filluar me bastisje që kishte vazhduar gjatë gjithë natës së mërkurë dhe të enjte, gjatë së cilës disa njerëz ishin ndaluar për t’u marrë në pyetje, kurse policia kishte vendosur edhe pika të ndryshme rreth qytetit dhe aeroportit, raporton agjencia e lajmeve “ATS”.

“Situata e paqartë nxiti policinë të shkaktojë një kërkim të madh gjatë natës”, njoftoi policia.

Pasagjeri më në fund është arrestuar nga policia e transportit në stacionin e trenit në Cyrih. Policia po heton për arsyet e sjelljes së çuditshme të tij.