Uncategorized

Arrestohet banda shqiptare nga policia spanjolle

Pesë të arrestuarit, të moshës 21 deri 39 vjeç, emrat e të cilëve nuk janë identifikuar janë arrestuar në resortet turistike të Grandas dhe Torremolinos

 

Një bandë e hajdutëve shqiptarë, në shënjestër të të cilëve ishin pronarët e shtëpive të pasura britanike dhe turistët në Kosta del Sol është arrestuar nga policia spanjolle, shkruan e përditshmja britanike ‘express’.

Hetuesit thonë se 1/3 e 73 viktimave ishin viktima britanikë. Shumë prej tyre ishin me pushime dhe po qëndronin në shtëpitë luksoze në Nueva Andalucia afër Marbellas, përcjell albinfo.ch.

Gjatë aksionit të koduar “Operacioni Mbretëror”, mësohet se në pranga kanë rënë pesë shqiptarë, tre burra dhe dy gra, të cilët janë arrestuar pas një shkëmbimi zjarri me forcat e policisë pasi u kapën në flagrancë në një ndërtesë në Marbella.

Pesë të arrestuarit, të moshës 21 deri 39 vjeç, emrat e të cilëve nuk janë identifikuar janë arrestuar në resortet turistike të Grandas dhe Torremolinos.

Policia gjeti 20 automjete të vjedhura të cilat iu kthyen pronarëve të ligjshëm, si dhe 4 ora projektuese, unaza diamanti si dhe mbi 9 mijë paund.