Kosova
Arrestohet 48-vjeçarja zvicerane, punësoi ilegalisht në një klub nate disa femra shqiptare
U arrestuan 7 ferma shqiptare që punonin ilegalisht për t`i argëtuar mysafirët
Mediat zvicerane shkruajnë se në kantonin e Cyrihut raportohet se një zonjë 48 vjeçe punësoi ilegalisht disa femra shqiptare në një klub nate për argëtim, përcjell albinfo.ch.
Klubi gjendet në Nürensdorf, ku dje policia e Kantonit të Cyrihut arrestoi nëntë persona.
Pas disa hetimeve të mëparshme, në të cilat u konstatuan shkelje të ndryshme të Ligjit për të huajt dhe integrimin dhe Ligjin e gastonomisë, ata mbrëmë organizuan një kontroll tjetër. Si rezultat aty u gjetën shtatë gra që punonin ilegalisht për t`i argëtuar mysafirët apo si punonjëse shërbimi. Një muzikant që performonte në klub ndodhej ilegalisht në Zvicër.
Policia në raportin e tyre shkruan se personat nuk kishin as leje qëndrimi dhe as leje pune.
Të arrestuarit janë dërguar në zyrën e prokurorit publik në Winterthur/Unterland dhe më pas në Zyrën e migracionit për shqyrtimin e masave sipas Ligjit për të huajt.
Ndërkohë, gruaja zvicerane 48-vjeçare nga rrethi Bülach, duhet t’i përgjigjet prokurorit publik përgjegjës për promovimin e qëndrimit të paligjshëm. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik