Kosova
Arrestohen tre persona, të dyshuar për krime lufte në Kosovë
Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.
Në Lipjan, në dy lokacione të ndara, janë lokalizuar dhe arrestuar i dyshuari B.T. dhe e dyshuara N.Ç. Në vazhdimësi të aktivitetit operativ në Prishtinë është lokalizuar dhe arrestuar edhe i dyshuari i tretë, M.I., transmeton albinfo.ch.
Të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, të kryer gjatë viteve 1998–1999. Në cilësi të gardianëve-zyrtarë korrektues në Burgun e Prishtinës dhe Qendrën Korrektuese në Lipjan, ata kanë marrë pjesë në maltretimin, rrahjen, torturimin fizik dhe psikik të të ndaluarve shqiptarë.
Të njëjtit janë shoqëruar në Zyrat e Drejtorisë së Hetimit të Krimeve të Luftës dhe janë duke u intervistuar.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













