Kosova
Arrestohen tre persona për fajde në Pejë
Bastisen dy lokacione
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona për arsye se të njëjtit kanë detyruar personin mashkull K/shqiptar që t’u paguajë fajde atyre prej vitit 2015.
Personi në fjalë kishte tentuar të kryejë vetëvrasje, por që pasi kishte shpëtuar ai ishte intervistuar nga policia dhe ishte zbuluar se atij po i kërkohej të paguante shuma që kalonin shumëfish borxhin.
“Janë arrestuar tre meshkuj K/Shqiptar pasi të njëjtit sipas viktimës mashkull K/Shqiptar e kishin detyruar atë ti paguaj fajde nga viti 2015 deri me tani. Është bërë bastisje në dy lokacione ku janë sekuestruar disa gjera si dëshmi materiale po ashtu tek njëri i dyshuar janë gjetur rreth 84 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë nga rajoni i Pejës përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç Votuesit në kantonin zviceran të Aargau kanë hedhur poshtë një iniciativë të popullit për të ulur...
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë