Lajme

Prezantohen si policë, arrestohen në Bazel një shqiptar dhe një turk

Dy personat, një turk 18 vjeç dhe një shqiptar 22 vjeç, janë sjellë në gjykatën e masave të detyrueshme, e cila ka  urdhëruar paraburgimin për ta

Disa ditë më parë janë arrestuar dy persona, meshkuj, që paraqiteshin si policë të rremë, shkruan Polizeinews.ch.

Hetimet e mëparshme nga departamenti i hetimit penal të zyrës së prokurorit publik kanë zbuluar se një grua 91-vjeçare ishte thirrur nga një “grua police” e cila i kishte thënë asaj se ishte arrestuar një rumun.

“Për këtë arsye policia duhet të kontrollojë kartën e saj bankare sepse ekziston dyshimi se është keqpërdorur”, transmeton albinfo.ch. Si rezultat, një “polic” ka shkaur në shtëpinë e pensionistes dhe i ka marrë asaj kartën e bankës.

Me rastin e hetimeve, pjesëtarët e policisë kriminale kanë zbuluar dy persona me sjellje të dyshimta, të cilët i ka ka kontrolluar. Doli që njëri prej të dyve kishte me vete kartën e kreditit të 91-vjeçares. Megjithatë, ata nuk kishin qenë në gjendje të merrnin para me atë kartelë.

Departamenti i hetimit penal i zyrës së prokurorit publik tani po sqaron nëse personat e arrestuar janë përgjegjës edhe për vepra të tjera të ngjashme, përcjell albinfo.ch.

Të dy personat, një turk 18 vjeç dhe një shqiptar 22 vjeç, janë sjellë në gjykatën e masave të detyrueshme, e cila ka  urdhëruar paraburgimin për ta.