Shkurt.ch
Arrestohen katër shqiptarë në Gjermani
Policia e Metzingenit të Gjermanisë ka arrestuar katërt shqiptarë të dyshuar për hajni. Të katër të dyshuarit ishin të moshës 21-34 vjeçare, të cilët mendohet se kishin ardhur nga Shqipëria të shtunën në mëngjes në Metzingen dhe kishin hyrë për të vjedhur në një dyqan rrobash në vlerë prej 11 mijë eurosh, shkruan rtf1.de, transmeton albinfo.ch.
Grupi i sigurimit kishte vënë re dhe kishte njoftuar policinë. Autorët kishin fshehur mallin e vjedhur në veturën e tyre, në një Mercedes të tipit 320 CLS, me regjistrim të Suedisë, e cila ishte parkuar në një parking privat në Reutlinger Strasse.
Zyrtarë policorë rreth orës 15.00 kontrolluan automjetin e parkuar, ku gjetën aty edhe 21-vjeçarin, i cili kishte një qese të mallrave të vjedhura aty. Në bagazhin tjetër u gjetën edhe disa artikuj të tjerë veshjesh. Të katër personat tashmë janë arrestuar dhe janë në paraburgim.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë