Bota
Arrestohen hajnat e kryptovalutave
Dy prej të dyshuarve janë në mbajtje, ndërsa 9 të tjerët janë liruar. Vlera e të gjithë kompjuterëve të vjedhur kap shifrën e dy milionë dollarëve
Policia në Islandë ka arrestuar 11 njerëz të dyshuar për vjedhjen e më shumë se 600 kompjuterëve që përdoreshin për mihje të kryptovalutave.
Siç raporton AP, kompjuterët u vodhën në katër qendra të të dhënave në Islandë.
Shteti është lokacion i njohur për qendrat e të dhënave sepse gati 100 për qind e energjisë së gjeneruar vjen nga burimet e rinovueshme, transmeton Albinfo.ch.
Dy prej të dyshuarve janë në mbajtje, ndërsa 9 të tjerët janë liruar.
Vlera e të gjithë kompjuterëve të vjedhur kap shifrën e dy milionë dollarëve.
Islanda njihet si një prej vendeve ku bëhet më së shumti mihje e kryptovalutave. Sipas raportimeve, energjia që përdoret për mihje kalon atë që përdoret në shtëpitë e 340 mijë banorëve të vendit.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih