Shkurt.ch

Arrestohen dy shqiptarë

Policia kantonale e Cyrihut, pasditen e së enjtes ka arrestuar dy shqiptarë të moshës 21-, dhe 26-vjeçare në stacionin e trenave. Të dyshuar si trafikantë të lëndëve narkotike, gjatë kontrollit të tyre, ata kanë tentuar të arratisen, mirëpo vetëm disa metra larg ngjarjes, ata janë arrestuar.

Hetimet fillestar kanë treguar se që të dy shqiptarët kanë qëndruar në Zvicër pa leje të rregulluar. Për shkak të trafikimit të lëndëve narkotike, më të moshuarit i ishte ndaluar hyrja në territorin e Schengenit që më herët.

Hetuesit kanë zbuluar te ta dhjetë porcione heroinë me nga 19 gramë lëndë narkotike, të holla të gatshme si dhe tre celularë. Të arrestuarit i janë dorëzuar prokurorisë kantonale dhe ndaj tyre do të merren masa përkatëse nga policia e të huajve dhe Departamenti i migrimit.