Bota
Arrestohen dhjetë francezë që përgatitnin sulme ndaj myslimanëve
Hetuesit francezë kundër terrorizmit kanë arritur të arrestojnë dhjetë persona nga qarqet ekstremiste të krahut të djathtë, të cilët dyshohet se kishin planifikuar një sulm
Hetuesit francezë kundër terrorizmit kanë arrestuar dhjetë persona të cilët janë të afërt me qarqet radikale ekstremiste të krahut të djathtë dhe të cilët kishin planifikuar një sulm. Ministri i Brendshëm francez, Gérard Collomb, ka njoftuar mbrëmjen e së dielës në Paris për këtë aksion.
Collomb falënderoi shërbimin e brendshëm të inteligjencës DGSI, i cili është i përfshirë në luftën kundër terrorizmit. Sipas mediave franceze, ka qenë i planifikuar një sulm ndaj myslimanëve, përcjell Albinfo.ch.
“Të dyshuarit janë arrestuar të shtunën në Francë”, ka deklaruar ministri. Collomb më tutje ka folur edhe për një lidhje të të dyshuarve me “ultradjathtistët”, ndërsa detajet mbetën të hapura.
Prokuroria shtetërore kundër terrorizmit, këtë aksion e kishte filluar para më shumë se dy muajsh me hetime paraprake. Vala e terrorit që ka tronditur Francën ndër vite, mbi të gjitha, ka një sfond islamik, shkruajnë më tej gazetat franceze. Me këtë rast, më shumë se 240 persona janë vrarë.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?