Shqipëria
Arrestohen çifti shqiptar në Greqi, e lanë djalin autik të vdiste në makinë
Një 23 vjeçar shqiptar, i diagnostikuar me autizëm, ka ndërruar jetë pasi është gjetur pa ndjenja brenda një makine ku kishte qëndruar për orë të tëra nën temperatura të larta.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Amarinthos të Evias në Greqi. Petrit dhe Vezire E. 56 dhe 48 vjeç nga Durrësi, kanë gjetur brenda automjetit të tyre, të lënë të parkuar dhe të pasiguruar jashtë banesës, djalin e tyre Skerdi E. 23 vjeç, i cili ishte pa ndjenja. Ai është transportuar në spital rreth orës 12.00 dhe rreth orës 23:30 ka ndërruar jetë.
Në orët e para të mëngjesit të së hënës, policia greke ka arrestuar dy prindërit Petrit e Vezire Elezi me akuzën se kanë lënë të pafuqishëm djalin e tyre, i cili vuante nga një çrregullim neuropsikologjik, konkretisht autizëm – prapambetje mendore, me pasojë vdekjen. Gjithashtu është urdhëruar kryerja e autopsisë së viktimës.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur Nga e enjtja e tutje me gjasë do të ketë shumë borë në pjesë të mëdha...
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?