Shqipëria

Arrestohen çifti që mashtronin me pasaporta bullgare

Janë arrestuar dy persona, shtetas të Shqipërisë, me akuzën veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumenteve i kryer në bashkëpunim”.

Burrë dhe grua, Armandoi Kitai, 52 vjeç, lindur në Dibër dhe Fatina B., 25 vjeçe, lindur në Gjirokastër, u arrestuan në flagrancë në operacionin e koduar “Shtetësia”, raportojnë mediat shqiptare.

Këta dy persona, që të dy banues në Tiranë u arrestuan, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mashtruar mbi 25 persona, duke u premtuar pajisjen me pasaporta bullgare, përcjell albinfo.ch.

Në total, 51-vjeçari dhe 25-vjeçarja kanë përfituar me anë të mashtrimit një shumë prej 40 mijë eurosh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celularë dhe 112 dokumente të ndryshme si: certifikata personale dhe familjare, fotokopje të kartave të identitetit dhe pasaporta, fotografi për dokumente, kopje të ekstrakteve të llogarive bankare etj.