Integrimi
Arrestohen 9 shqiptarë, vidhnin makina “Porsche Cayenne”
Makinat luksoze si "Porsche Cayene", kanë qenë në krye të listës së preferencave të 9 shqiptarëve të arrestuar
Karabinierët në Bozen (Bolzano) të Tirolit jugor, Itali, kanë arrestuar nëntë shqiptarë, të cilët dyshohen për kryerjen e një serie të vjedhjeve të automobilave luksozë. Dy nga të arrestuarit janë me vendbanim në Bozen.
Se ata kanë treguar shije të hollë për veturat që kanë “përvetësuar”. Makinat luksoze si “Porsche Cayene”, kanë qenë në krye të listës së preferencave të tyre. Por edhe me markat tjera të mëdha si BMW, Audi ose VW, ata janë ndarë të kënaqur. Grupi ka treguar një shkallë mjaft të mirë të organizimit, duke pasur si ndihmë logjistike dy banorë nga regjioni, shkruan tageszeitung.it
Grupi është kapur tash pasi që puna e tyre është përcjellë për disa muaj me radhë.
Selia e grupit ka qenë në Sesto San Giovanni afër Milanos, ndërsa filialet në Tirolin Jugor, Como dhe Asti, ku dhe janë kryer numri më i madh i vjedhjeve.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim