Bota
Arrestohen 72 punëtorë në Sllovaki, punonin ilegalisht
Policia e Sllovakisë ka bërë të ditur se ka arrestuar 72 persona, për shkak të marrëveshjeve të rreme për punë, shkruajnë mediat shqiptare të Maqedonisë.
Në mesin e të arrestuarve ishin edhe tetë nga Maqedonia, kurse të arrestuarit tjerë ishin nga Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Ukraina, përcjell albinfo.ch.
Ata janë lëshuar nga paraburgimi me ndalesë për hyrje në Bashkimin Evropian dhe afat prej shtatë ditëve ta braktisin Sllovakinë.
Punëtorët ishin të akomoduar në Qendrën për të huaj në fshatin kufitar Medvedev, në jugperëndim të Sllovakisë, i cili shërben për mbajtje të përkohshme të qytetarëve, të cilët ilegalisht qëndrojnë në vend.
Raportohet se punëtorët kanë punuar ilegalisht për agjencinë “Shin Heung Precision Slovakia”.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland Për të konkurruar me vendpushimet malore më të mëdha dhe më të bukura si Davos dhe...
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër