CH-Ballkani

Arrestohen 4 shqiptarë në Romë, sekuestrohen 322 kg marihuanë

Të rinjtë shqiptarë të arrestuar në operacionin e policisë italiane nuk kishin leje të rregullt qëndrimi në Itali dhe policia thekson se ata as nuk figurojnë të dënuar më parë për ndonjë vepër penale

Katër shqiptarë janë arrestuar në kryeqytetin italian në Romë, pasi policia u gjeti atyre në shtëpi rreth 322 kg marihuanë.

Të rinjtë shqiptarë të arrestuar në operacionin e policisë italiane nuk kishin leje të rregullt qëndrimi në Itali dhe policia thekson se ata as nuk figurojnë të dënuar më parë për ndonjë vepër penale.

Televizioni “oranews” raporton se arrestimi i tyre u bë i mundshëm pas shtimit të kontrollit nga policia italiane në një lokali të frekuentuar nga shqiptarët e  që dyshohej se aty kryheshin aktivitete ilegale, përcjell albinfo.ch.

Policia thotë se të arrestuarit identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur kishin për qëllim që substancat narkotike të shiteshin në të gjithë kryeqytetin italian.