Maqedonia

Arrestohen 37 persona për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë

Paraprakisht është arrestuar edhe ish-drejtori i policisë Mitko Çavkov, i cili nuk kishte dhënë urdhër për dy orë për të ndërhyrë policia në Kuvend dhe për të siguruar deputetët që ishin rrahur brutalisht

37 persona janë arrestuar në Maqedoni, duke përfshirë ish-ministra, deputetë e aktorë të këtij shteti, lidhur me ngjarjet e 27 prillit të këtij viti në Kuvendin e Maqedonisë.

Ish-ministri Mitko Çavkov, është në mesin e të arrestuarve, pasi dyshohet se për më shumë se dy orë, nuk kishte urdhëruar ndërhyrjen e policisë, duke vënë në rrezik jetët e deputetëve e gazetarëve prezentë në sallë.

Për të arrestuarit, Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit, derisa gjykata pritet të vendosë ndërkohë.

Si të dyshuar për veprat penale “kërcënim terrorist ndaj rendit dhe sigurisë kushtetuese”, siç raportojnë mediat në Maqedoni, mbeten në kërkim edhe disa persona, përfshirë udhëheqësin e protestave, Bogdan Ilievski.