Shkurt.ch

Arrestohen 14 persona

Tmerr i vërtetë, kur të rinjtë nuk kanë mbikëqyrje: 14 të rinj, mëngjesin e së martës, rreth orës 04.00, kanë zhvilluar një garë të çmendur. Vetëm pas një aksidenti të shkaktuar, ata janë ndalur. Të 14 personat, të moshës prej 17 deri 25-vjeçare, janë pjesëtarë të dy grupeve, të cilët mëngjesin e së martës filluan garën, pas një zënke të shkatuar në mes tyre.

Filloi një ndjekje e çmendur në autostradën A7, me manovra të rrezikshme, duke frenuar dhe drejtuar pa kontroll veturat. Por, në lokacionin Allmend, gjithçka mori fund. Njëri nga pjesëmarrësit kishte thirrë policinë, e cila kishte ndërhyrë për t’i qetësuar, pasi ata ndalen pas një aksidenti të shkaktuar në Allmend të Frauenfeldit.

Që të 14 personat janë arrestuar dhe janë marrë në biseda informative. Personat janë nga Zvicra, Serbia dhe Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Bosnjë- Hercegovina, Italia, Portugalia dhe Turqia.