Shqipëria
Arrestohen 12 persona në Sarandë, sekuestrohen 9 vetura
"Të arrestuarit akuzohen për veprat penale ''Grup i strukturuar kriminal'' dhe ''Trafikimi i lëndëve narkotikëve''
Policia e Shqipërisë njofton se ka arrestuar 12 persona dhe 4 të tjerë ka shpallur në kërkim të dyshuar si pjesë e një kriminal në fushën e narkotikëve.
Po ashtu bëhet e ditur se në këtë aksion janë sekuestruar 9 vetura prej tyre 5 sosh super luksoze, lende narkotike kanabisi dhe 21 aparate celularë.
“Të arrestuarit akuzohen për veprat penale ”Grup i strukturuar kriminal” dhe ”Trafikimi i lëndëve narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 333/a dhe 283/a/2 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të arrestuarit në mënyrë periodike kanë organizuar transportin e lëndës narkotike nga rrethet Tepelenë dhe Gjirokastër në drejtim të zonave kufitare të Bashkisë Konispol, të cilën e magazinonin në disa ambiente në zonën pranë kufirit e më pas organizonin trafikimin e lëndëve narkotike drejt shtetit Grek tek persona për të cilët po zhvillohen hetime.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik