Kosova
Arratiset një i burgosur në Kosovë për fajde, pezullohen dy zyrtarë
Një i burgosur është arratisur nga Reparti i Hematologjisë, ndërsa po trajtohej në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, mëngjesin e sotëm.
Sipas medieve në Kosovë, i arratisuri është Lorik Xhemshiti.
Ai ishte arrestuar më 19 korrik të këtij viti në një aksion të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kundër fajdeve. Bashkë me të ishin arrestuar edhe nëna e vëllai i tij.
Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se ka nisur hetimet për të zbuluar se si ndodhi rasti.
”Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot, rreth orës 06:30, nga Reparti i Hematologjisë në SHSKUK ka ikur i burgosuri L.Xh., i njëjti ishte i akuzuar për vepren penale Fajde. Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues, ndërsa është njoftuar edhe policia.
SHKK ka filluar hetimet për të zbuluar se si ka ndodhur rasti dhe do t’ju mbajë të informuar.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim