Bota

Arratisen nga burgu italian dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu i sigurisë së Lartë në Carinolas, në Itali.

Shqiptarët janë identifikuar si Ervis Markja, 26 vjeç dhe Adriatik Gega, 28 vjeç. 

Sipas mediave italiane ata janë arratisur rreth orës tre të mengjesit duke sharruar hekurat e burgut.

Megjithatë ende nuk dihet dinamika dhe metodat e përdorura nga dy shqiptarët.

Forca të shumta policie kanë ushtruar kontrrolle të shumta në zonat hekurudhore dhe në ato të transportit publik, shkruan VizionPlus, përcjell Albinfo.ch. 

Mediat shkruajnë se Ervis Markja u arrestua në janar 2016 së bashku me dy persona të tjerë. Ai u arrestua në Carinola për grabitje dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

Ndërsa Adriatik Gega u arrestua në vitin 2012 në krahinën e Beneventos. Asokohe ai ishte rreth 20 vjeç dhe akuzohej se ishte pjesë e një bande të specializuar për grabitje në shtëpi së bashku me tre të tjerë të ndaluar me të.