Kosova

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Kreshnik Ahmeti, ka njoftuar se nga sot Armenia i njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka thënë se pasaporta e Republikës së Kosovës vazhdon të fuqizohet, transmeton albinfo.ch.

“Pasaporta e Republikës së Kosovës vazhdon të fuqizohet. Nga sot, Armenia njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare. Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të të dyja vendeve”, ka shkruar ai.