Shkurt.ch

Armata e Zvicrës duhet të shtrëngojë rripin!

Deri në vitin 2020 planifikohet të shkurtohen 2500 vende të punës në kuadrin e forcave të armatosura

Me kërkesën e ministrit të mbrojtjes, Ueli Maurer, kreu i forcave të armatosura të Zvicrës Andrè Blattmann ka identifikuar pikat ku ushtria në të ardhmen mund të kursejë më shumë.

 

Bazuar në raportin mbi forcat e armatosura të prezantuar nga Qeveria Federale, Armata e Zvicrës do të zvogëlohet për 80 mijë trupa. Do të hiqet dorë nga disa kazerma dhe nga blerja e aeroplanëve luftarakë.

 

Shpenzimet vjetore do të zvogëlohen për 1 miliardë franga, për të rënë në 4.4 miliardë franga. Deri në vitin 2020 planifikohet të shkurtohen 2500 vende të punës në kuadrin e forcave të armatosura të Zvicrës.