Futboll

Armando Broja zgjat kontratën me Chelsean deri më 2028

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, ka vazhduar kontratën me Chelsean deri në vitin 2028.

Broja do të mbushë 21 vjeç në fund të këtij muaji, ndërsa u shpreh i lumtur pas nënshkrimit të kontratës së tij gjashtëvjeçare.

“Më mungojnë fjalët vetëm duke menduar për këtë. Është klubi që kam ëndërruar të luaj gjatë gjithë jetës sime, klubi që unë mbështes dhe klubi që dua”.

“Unë kam qenë këtu që kur kam qenë fëmijë, kështu që është një ndjenjë e pa përshkuar për mua dhe familjen time”.

“Të mund të vesh fanellën blu me ekipin e parë është një ëndërr e bërë realitet. Është e mahnitshme çdo minutë që luaj në fushë, sepse ky është një nga klubet më të mëdha në botë”.