Sport

Arlind Ajeti mund të luaj për Hamburgun

Mbrojtësi i shqiptar po kërkon një ekip të ri, pasi përveç konkurrencës së madhe te ekipi i Baselit.

Ajetit i ka  përfunduar  kontrata me ekipin dhe tashmë është një futbollist i lirë.

Një mundësi e mirë për të kaluar në një kampionat më të rëndësishëm, pasi ai deri tash ka luajtur vetëm në Zvicër.

Megjithatë Arlind Ajeti është vetëm 21-vjeç dhe ka ende kohë për të të treguar aftësitë ë tij. Ai është pjesë e ekipit të parë të Bazelit prej sezonit 2011-2012.

Në takimin me Francën më 13 qershor,  Ajeti u aktivizua si titullar duke zëvendësuar Mërgim Mavrajn e dëmtuar. Paraqitja e tij është vlerësuar, pasi ai ka treguar siguri në mbrojte përkrah kapitenit, Lorik Cana.

Pavarësisht kësaj edhe trajneri shqiptar, Giani Debiasi, e ka sugjeruar Arlindin që të gjen një ekip ku ai mund të aktivizohet më shumë nëse dëshiron të jetë pjesë e kombëtares shqiptare.