CH-Ballkani

Arkivoli i ish-kryeministrit Rexhepi arrin në Kosovë

Rreth orës 08:30 arriti trupi i pajetë i ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi. Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se Rexhepi do të varroset me ceremoni shtetërore

Në aeroportin e Prishtinës, sot në mëngjes ka arritur arkivoli i ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi nga Stambolli, i cili ndërroi jetë një ditë më parë.

Trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke qëndruar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, raporton “RTK”.

Rreth orës 08:30 arriti trupi i pajetë i ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi. Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se Rexhepi do të varroset me ceremoni shtetërore.

Gjithashtu presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ditën e martë e ka shpallur ditë zie dhe flamujt e Kosovës do të ulen në gjysmështizë.