Shqipëria

Arkitektura shqiptare e 100 vjetëve të fundit, në një ekspozitë në Vjenë

Ekspozita përmbledh një përzgjedhje me shumë vlerë të artefakteve të rralla arkitektonike të njëqind viteve të shkuara nga e gjithë Shqipëria

Galeria vjeneze “Architektur im Ringturm” prezanton Shqipërinë, këtë  “terra incognita” të Evropës.  Në “vendin e panjohur zë shqiptarëve”, arkitektura përbën një disiplinë relativisht të re kulturore, shkruan ots.at. Që nga rënia e regjimit komunist, zhvillimi arkitektonik në Shqipëri është karakterizuar i tëri nga tranzicioni, me të gjitha trajtat e paraqitjes së tij.

Ekspozita e pritshme, që duhet të shihet patjetër, përmbledh një përzgjedhje me shumë vlerë të artefakteve të rralla arkitektonike të njëqind viteve të shkuara nga e gjithë Shqipëria, thuhet në njoftimin e përcjellë nga albinfo.ch.

Kurator i ekspozitës është Adolph Stiller, në bashkëpunim me një grup pune nga universiteti Polis në Tiranë.

Hapja e ekspozitës bëhet në 9 tetor 2019, nga ora 10.00

Në podiumin që mbahet me rastin e hapjes, marrin pjesë: Adolph Stiller, Sotir Dhamo, Besnik Aliaj, Saimir Kristo

Adresa: Ausstellungszentrum im Ringturm
Schottenring 30, 1010 Wien

Orari i ekspozitës: Nga e hëna deri të premten: 9:00 deri 18:00, hyrja pa pagesë (ditëve të pushimit dhe të festave, galeria është e mbyllur)
Ekspozita qëndron e hapur nga 10 tetori deri më 22 nëntor 2019.