Kuriozitete
Arkeologët në Turqi e kanë gjetur një mbishkrim 2.200-vjeçar
Në Turqinë veri-perëndimore është gjetur një mbishkrim 2.200-vjeçar që përmban një dekret prej 22 vargjesh. Dekreti është gjetur në qytetin antik Antandros, i themeluar në shekullin 10-të para erës sonë, ndërsa, sipas burimeve, daton madje nga viti 2.000 para erës sonë, shkruan Albinfo.ch
Gurcan Polat, ligjërues në Universitetin Ege dhe njëherësh kryetar i grupit gërmues, tha se gërmimet në këtë qytet antik romak vazhdojnë që nga viti 2001.
“Në gërmimet e këtij viti kishte një pus që kishim hapur më herët, që mendojmë se i përkiste një shtëpie. Mbi një kanal që e ushqente atë pus vërejtëm një gur të kthyer mbrapsht dhe me cepa të drejtë. Ne konsideruam se edhe kjo ka qenë një pjesë e tyre”, theksoi ai, duke shtuar se guri i gjetur është dërguar deri tek ekipet e ekspertëve.
Ai rikujtoi se në atë periudhë Antandrosi ishte pjesë e Mbretërisë së Pergamonit.
“Ky dekret përmban një tekst i cili nderon dhe i jep privilegje një komandanti të dërguar në Antandros nga ana e mbretit të Pergamonit Eumenes dhe Attalos. Ai vendosej në një vend ku mund të shihej nga të gjithë. Mund të thuhet se ishte një praktikë që i ngjan gazetës zyrtare të ditëve të sotme”, ka shtuar Polat.
Gjetja është realizuar në kuadër të gërmimeve të kryesuara nga Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit, ndërsa supozohet se ajo do të ofrojë të dhëna të reja historike.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik