Shkurt.ch

Arjeta Zhuta, prej këngëtares në prezantuese të JOIZ-it

Prezentuese në televizionin e parë crossmedial në Zvicër “JOIZ”, mund të jetë profesioni i ardhshëm i Arjeta Zhutës, e njohur nga pjesëmarrja në audicionin e famshëm  muzikor “Popstar”, të organizuar nga kanali televiziv gjerman Proziba, ku edhe doli në finale në mesin e pesë vajzave më të mira të këtij audicioni.

Ajo ka marrë pjesë në audicionin për përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë për moderim në këtë medium të quajtur “Joiz”. Arjeta Zhuta ka thënë për “20 Minuten” se do të ishte ëndërr nëse zgjedhet ajo.

Arjeta ka lindur në një fshat të Strugës në Maqedoni dhe jeton prej vitesh në Zvicër.