Shkurt.ch

Ariu M13, top temë e javës në Zvicër

Ariu nga Engadini, me numrin M13 ka qenë këto ditë në qendër të të gjitha medieve zvicerane. Ky “turist” i ardhur në Zvicër nga Tiroli jugor nuk ka hezituar fare që, duke kërkuar ushqim, të “vizitojë” edhe vendbanimet.

Kështu M13 është bërë temë bisedash e kokëçarjesh por edhe objekt atraktiv për kureshtarët e zakonshëm.

Dje, pas një xhezdisjeje të pakontrolluar, ariut i është vënë një lidhëse qafe nga e cila transmetohet në qendrën kontrolluese çdo lëvizje e tij. Janë planifikuar po ashtu edhe aksione frikësimi me municion special, në mënyrë që ai të mos u afrohet së tepërmi vendbanimeve.