Sport

Arineta Mula ngrit flamurin shqiptar në malet e Zvicrës

Maja Eiger në Zvicër konsiderohet si njëra nga më të vështirat në Evropë për t’u ngjitur, kurse Arineta Mula, bëhet femra e parë shqiptare që ngjitet në këtë maje, dhe si gjithmonë ka ngritur flamurin shqiptar

Alpinistja shqiptare, Arineta Mula vazhdon të arrijë në shumë maje, duke arritur edhe një sukses tjetër, shkruan albinfo.ch.

Arineta më parë kishte arritur në majën e Everestit, që është ëndërr e të gjithë alpinistëve.

Por, ajo nuk e ka ndërmend të ndalet. Mula është ngjitur në Eiger në Zvicër, që është e lartë 3967 metra.

Kjo maje konsiderohet si njëra nga më të vështirat në Evropë për t’u ngjitur, kurse Arineta Mula, bëhet femra e parë shqiptare që ngjitet në këtë maje, dhe si gjithmonë ka ngritur flamurin shqiptar.

Ajo gjithashtu ka marrë edhe flamurin e Kosovës, duke e vendosur edhe atë.  Mula ka thënë për Albinfo, se gjithashtu se është regjistruar në libër të tyre, që nga viti 1997.

Ajo është shprehur shumë e lumtur, që është ngjitur në këtë maje, më 22 gusht, tre muaj, pasi është ngjitur në Everest.