Futboll
Portieri i Kosovës, Arijanet Muriç, i jep kamarieres 10000 euro bakshish
Kamarierja Chantal, ka ndarë bakshishin me të gjithë stafin e klubit, dhe në fund ka blerë një qenush Pomeranian Bulldog të quajtur Rolex
Portieri i njohur i futbollit, i cili mbron portën e Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, ka paguar turën prej 36,000 € në një klub elitar nate në Mynih, transmeton albinfo.ch. Sikur të mos mjaftonte kjo, ai i ka dhënë dha kamarieres, një studente 25 vjeçare, 10,000 € bakshish, shkruajnë media të ndryshme gjermane, si Bild, Express, Focus etj.
Më saktë: në fillim të muajit prill, sipas informacioneve të gazetës “Bild”, Muriç dhe miqtë e tij kanë vizituar klubin e natës Filmcasino në Mynih, ku kanë festuar në një atmosferë të mirë për rreth 36 mijë euro. Ndër të tjera aty janë zbrazur më shumë se 40 shishe shampanjë Dom Perignon, të ftohura në vaska pranë tavolinave të grupeve.
Ngritja e klubit të tij Burnley FC në Premier League angleze duhet festuar.
Vajza është shprehur e tronditur nga gjesti bujar i futbollistit, transmeton albinfo.ch. Chantal, kështu quhet kamarierja, ka ndarë bakshishin e saj me të gjithë stafin e klubit, dhe në fund ka blerë një qenush Pomeranian Bulldog të quajtur Rolex.
Nuk ishte hera e parë që Chantal merrte një bakshish të majmë, por ajo nuk kishte përjetuar kurrë më parë t`i paguhej një shumë kaq e madhe.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor