Futboll
Arijan Ademi braktis përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut në futboll
Arijan Ademi i jep fund karrierës te Maqedonia e Veriut
Në një deklaratë për media, trajneri i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll, Bllagoj Milevski, ka njoftuar se Arijan Ademi nuk do të luajë më për përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, përcjell albinfo.ch.
Milevski tha se të gjithë duhet ta falënderojnë Ademin për kontributin e deritanishëm.
“Veçanërisht më vjen keq për mungesën e Arijan Ademit, i cili për arsye personale vendosi t’i japë fund karrierës së tij në përfaqësuese. Kam pasur një bisedë me Arijanin. Do të na mungojë edhe si njeri, edhe si futbollist. Ai është kategorik në vendimin e tij. Ai ndjen se ky është momenti për përfundimin e paraqitjeve të tij në kombëtare dhe ne nuk do të llogarisim tek ai. Të gjithë duhet të shprehim mirënjohje për kontributin e tij për kombëtaren e Maqedonisë dhe për futbollin tonë në përgjithësi”, tha Milevski.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor