Lifestyle
Arigona, blogerja me mbi 125.000 ndjekës në Instagram
“Mundohem t’ua shpjegoj se jeta e askujt nuk është perfekte prandaj as ajo e të famshmëve, siç e shfaqin nëpër rrjete sociale”, thotë për albinfo.ch blogerja, Marigona (Arigona) Bunjaku
Marigona (Arigona) Bunjaku është një nga femrat me ndikimin në Zvicër. Ajo është bërë e njohur vetëm nga blogu i saj. Mbi 125 mijë persona e ndjekin atë në Instagram. Tashmë Marigona është bërë shumë e kërkuar edhe për reklamimin e produkteve të kompanive të ndryshme. Megjithatë, para së gjithash, ajo është një bashkëshorte e mirë dhe një nënë e mrekullueshme që kujdeset për dy fëmijët e saj.
Nuk e kisha qëllim të bëhem e njohur
Rritja e mediave sociale ka krijuar profesione krejtësisht të reja. Influencuesit nga gjitha bota, çdo ditë e më tepër pushtojnë internetin. Një nga më të suksesshmet në Zvicër, është edhe Marigona Bunjaku, e njohur në “Instagram” si “ar1gona”. 27 vjeçarja e cila jeton në Baden të Zvicrës, aktualisht ndiqet nga 125 mijë persona në “Instagram”.
“Faqen në instagram e hapa vetëm për dëshirën time, me sugjerimin e shoqërisë. Kjo ka ndodhur katër-pesë vite më parë. Nuk e kisha qëllim të bëhesha e njohur. Thjesht, reklamoja veshjet e mia të përditshme”, thotë Marigona për “albinfo.ch”.
Në atë kohë, vajza me prejardhje nga Opoja e Prizrenit, jetonte në Gjermani. Studionte për gjuhë dhe letërsi gjermane dhe dëshironte të bëhej mësuese. Me hapjen e faqes së saj, ajo filloj të ndiqej nga mijëra njerëz. Çdo ditë e më shumë numri i ndjekëseve të saj vetëm rritej. Më kalimin e kohës, agjenci të ndryshme i ofruan asaj të reklamonte produktet dhe veshjet e tyre. Marigona i përdorte ato fillimisht vet, i fotografonte apo bënte videoincizimin dhe i plasonte në blogun e saj në internet. Kështu bën edhe tani. Për këtë ajo edhe paguhet. “Shumën, natyrisht që nuk e tregon askush, kjo bëhet në marrëveshje me kompanitë e ndryshme”, nënvizon ajo.
Inspirim për të tjerët
Marigona poston vetëm një fotografi gjatë ditës dhe atë e bën gjithmonë në kohën e njëjtë. Ajo mundohet që në shumicën e rasteve të shfaqet pa grim, përveç kur ka për të reklamuar ndonjë produkt apo fotografi profesionale.
Ndryshe nga vajza të shumta të cilat përmes rrjeteve sociale mundohen të paraqesin jetën luksoze dhe veshjet e shtrenjta, për Marigonën kjo nuk është e rëndësishme. “Për mua, por besoj edhe për secilën blogere tjetër, nuk është e rëndësishme veshja e shtrenjtë. Kur ke stilin tënd të veshjes dhe përcjell modën mund të bësh kombinime të ndryshme. Të jesh blogere do të thotë të jesh edhe inspirim për të tjerët. Unë mundohem që të dërgoj mesazhe të mira tek ata që më ndjekin, qoftë si modele, qoftë edhe si familjare”.
Marigona gjatë këtij viti së bashku me shokun e saj, make –up artistin, Flakron Zhitija kanë organizuar për herë të parë në Zvicër “Masterclass 2018” që iu është dedikuar artistëve të grimit dhe flokëve si dhe personave që dëshirojnë të afirmohen përmes rrjeteve sociale. Në vitin 2019 ata mendojnë që të vazhdojnë me Masterclass në gjithë Gjermaninë.
E martuar dhe nënë e dy fëmijëve
Tri vite më parë, pas martesës, Marigona u zhvendos nga Gjermania për të jetuar në Baden të Zvicrës. Ajo tashme ka një banesë dhe një zyrë ku merret intensivisht me këtë profesion. “Zvicra është e bukur dhe më pëlqen. Megjithatë, njerëzit këtu duken më të mbyllur se sa në Gjermani”.
Por, sa është e vështirë për Marigonën që të jetë një bashkëshorte dhe nënë e mirë si dhe të jetë aktive në rrjetet sociale? “Kjo varet e gjitha se si e organizoni kohën. Si çdo nënë që punon ashtu jam edhe unë. Ndryshimi është vetëm se unë zgjodha të bëj këtë punë nga shtëpia, që të jem afër fëmijëve të mi. Bashkëshorti im më përkrah në çdo gjë dhe menaxhon gjithçka. Kështu që ne jemi një grup i vogël dhe i përballojmë të gjitha së bashku. Kur të gjejmë kohë të lirë, atë kohë ua kushtoj fansave dhe ndjekëseve të mi” shprehet Marigona.
Me profesionin që ajo ka zgjedhur mundohet që ndjekëseve të saj t’iu sjell vetëm pozitivitet, vetëbesim. Pavarësisht a janë nëna apo jo, me dëshirën e madhe dhe me punë mund t`ia arrijnë qëllimit. “Mundohem shumë herë t’ju tregoj ndjekësve të mi se as unë nuk e kam aq të lehtë ashtu siç dukem në fotografi. Mundohem t’ua shpjegoj se jeta e askujt nuk është perfekte prandaj as ajo e të famshmëve, siç e shfaqin nëpër rrjete sociale”, thotë për fund blogerja, Marigona Bunjaku.
Nuk është me rëndësi veshja e shtrenjtë, por stili
“Për mua, por besoj edhe për secilën blogere tjetër, nuk është e rëndësishme veshja e shtrenjtë. Kur ke stilin tënd të veshjes dhe përcjell modën mund të bësh kombinime të ndryshme. Të jesh blogere do të thotë të jesh edhe inspirim për të tjerët. Unë mundohem që të dërgoj mesazhe të mira tek ata që më ndjekin, qoftë si modele, qoftë edhe si familjare”.
Njerëzit në Zvicër, më të mbyllur se ata në Gjermani
Tre vjet më parë, pas martesës, Marigona u zhvendos nga Gjermania për të jetuar në Baden të Zvicrës. Ajo tashmë ka një banesë dhe një zyrë ku merret intensivisht me këtë profesion. “Zvicra është e bukur dhe më pëlqen. Megjithatë, njerëzit këtu duken më të mbyllur se sa në Gjermani”.
(Fotot: Agon Gjinofci)
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve