Integrimi
Aridoni nga Struga synon ngritjen e urave mes bizneseve
Aridon Koxhaxhiku nga Struga synon t’i bëjë bashkë bizneset në Zvicër në një platformë elektronike, në të cilën i ka të punësuar 5 punëtorë.
www.daily-business.ch është platformë “online” që ka krijuar biznesmeni nga Struga për studentët, klientët, shitësit, punëtorët e pavarur dhe bizneset. Aridoni negocion “online” për ofertat ndërmjet klientëve dhe bizneseve.
Në platformën daily-business.ch do t’i gjeni të gjitha firmat apo individët të cilët janë në kërkim të një vendi pune apo ndonjë shërbimi, në ndërtimtari dhe sektorë të tjerë.
Aridoni u ka mundësuar edhe biznesmenëve të gjejnë njëri-tjetrin.
Platforma është në dispozicion në katër gjuhë (gjermanisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht) dhe së shpejti do të jetë e pranishme në çdo vend evropian.
Ekipi i Aridonit, kryesisht të rinj të diasporës, po punon në zgjerimin e shërbimeve të tyre në fushat e biznesit.
“Kjo platformë ekziston gati qe 1vit, kurse “online” funksionon për 3muaj. Përkohësisht kemi të regjistruar më shumë se 20 mijë firma zvicerane”, thotë Aridoni.
Aridoni thotë se do të krijojë një zinxhir firmash, kryesisht zvicerane, por në të ardhmen ai pretendon ta zgjerojë angazhimin edhe në Gjermani, Austri, Francë dhe Itali, por edhe në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri.
Aridoni ka lindur në Strugë të Maqedonisë, ndërsa ka migruar si i vogël në Zvicër. Është rritur në kantonin e Cyrihut, ku edhe ka përfunduar shkollën e mesme ekonomike, ndërsa po i vazhdon studimet për ekonomi në Winterthur.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik